PEJA ARRIN MARRËVESHJE ME TRAJNERIN NGA ELITA KROATE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës më në fund e ka zgjedhur trajnerin që do ju prijë në edicionin e ri.
Pejanët sot kanë njoftuar, se kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga elita e Kroacisë, Edi Dželalija.
Kroati, Edi Dželalija vjen nga Liga e Parë e Kampionatit Kroat. Në sezonin e vitit 2018/2019, ka qenë trajner i përfaqësueses së Kuwaitit dhe vjen në Pejë pas udhëheqjes së klubit ”KK Šibenka” në sezonin e kaluar.
Vlen të ceket, se Edi në vitin 2012 është përzgjedhur si trajneri më i mirë kroat i vitit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.