Basketboll

HAXHIU: TË MARRIM MAKSIMUMIN NGA NDESHJET E SUPERKUPËS

Basketbollisti dhe njëherazit, kapiteni i Trepçës – Valdrin Haxhiu, është shprehur tejet optimist për skuadrën e tij, para ndeshjes për Superkupë, që luhet sonte ndaj Rahovecit.

Haxhiu ka thënë se Trepça, përgatitjet i ka filluar që tri javë dhe se skuadra shpreson dhe beson në rezultate pozitive.

Ne përgatitjet i kemi filluar që në dritën e parë që kanë dhënë dritën e gjelbër organet përkatëse. Sigurisht se tri javë nuk janë të mjaftueshme, mirëpo do të mundohemi të marrim maksimumin e mundshëm për këtë kohë. Tash na pret ndeshja e Superkupës kundër Rahovecit dhe fillimi i kampionatit. Besoj që jemi të përgatitur për tu bërë ballë sfidave, njëkohësisht besoj shumë edhe në ngritje të paraqitjeve në vazhdim”, deklaroi Haxhiu për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i duelit Rahoveci-Trepça në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e përballjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi.

Komentet janë të mbyllura.