BASHKIMI KOMPLETON ÇIFTIN FINAL TË SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizreni është finalisti i dytë i Superkupës së Kosovës.
Skuadra që drejtohet edhe sivjet nga trajneri perspektiv, Illmen Bajra ka arritur që të mposht në gjysmëfinale, rivalët lokalë të Ponte Prizrenit me shifrat finale, 82-87.
Ishte skuadra e Bashkimit, ajo që e pati kontrollin në shumicën e kohës në këtë takim tejet interesant, ndërsa sfida u bë shumë interesante sidomos në çerekun e katërt, kur Ponte Prizreni e rrëmbeu avantazhin, por që nuk arriti ta mbajë më shumë se 3 minuta, sepse më pas Bashkimi përsëri u rikthye dhe në fund e fitoi ndeshjen me pesë pikë dallim.
Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe që i solli fitoren Bashkimit sonte ishin, Nikola Vukcevic me 24 pikë, Shaq Carter me 19 pikë e Sean Hoehn me 18 sosh
Tek Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Ty Nichols me 23 pikë e Arti Hajdari me 16 sosh.
Me këtë triumf, Bashkimi i Prizrenit u kualifikua në finale të Superkupës së Kosovës, atje ku do të ndeshet me Sigal Prishtinën të dielën nga ora 19:30.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.