Basketboll

BASHKIMI FITON SUPERKUPËN E KOSOVËS NË KONKURENCËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, është fituese e trofeut të Superkupës së Kosovës për këtë edicion në basketbollin tonë.

Ekipi nga Prizreni, ka mposhtur në finale, para pak çasteve skuadrën e Prishtinës me rezultat të përgjithshëm prej, 75-72.

Sa i përjet rrjedhës së kësaj finale, skuadra e Bashkimit e nisi ndeshjen shumë më mirë se Prishtina, duke i fituar dy periodat e para të ndeshjes(30-22, 19-10), ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina u këndell dhe i fitoi dy çerekët e fundit(14-16 12-24), duke e ngushtuar ndeshjen në maksimum duke e bërë atë interesante dhe dramatike deri në sekondat e fundit me Bashkimin që e fitoi ndeshjen me vetëm 3 pikë diferencë, 75-72.

Lojtaret më të dalluara në këtë triumf që i solli trofeun e Superkupës, Bashkimit sonte ishin: Arbnore Përçuku me 21 pikë, 10 kërcime e 7 asiste, Lejzae Davidson me 16 pikë e 11 kërcime, si dhe Saranda Daci e Marigona Rushiti me nga 12 pikë.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Enxhi Xhanaj me 24 pikë, 12 kërcime e 5 asiste, Elektra Zykaj me 17 pikë, Era Shatri me 15 pikë dhe Enisa Kamerolli me 10 sosh.

Me këtë triumf, Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës për këtë edicion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.