MOBILIZIM I MADH I BASKETBOLLIT NË GJILAN, DRITA SYNON RIKTHIMIN NË SUPERLIGË
Por, sivjet drejtuesit e skuadrës gjilanase ju kanë hyrë me një synim krejt ndryshe garave, me qëllimin e vetëm që të rikthehen në elitën kosovare të basketbollit dhe ta kthejnë ‘namin’ e dikurshëm të basketbollit në Gjilan, që ju mungon prej vitesh.
Në një intervistë për AsistiOnline.com, kapiteni i skuadrës gjilanase, Qëndrim Demi ka folur për përgatitjet, përforcimet, synimet dhe kundërshtarët më të rrezikshëm të Dritës, për këtë stinor të garave ku po kërkohet me ‘ngulm’ inkuadrimi në Superligë.
A mendon kapiteni i gjilanasve, se ekipi i tij është përforcuar mjaftë në luftë për inkuadrim në elitë, kur dihet se konkurenca pritet të jetë tejet e fortë?
”Unë mendoj se për këtë edicion vjeshtor, jemi përforcuar mjaftë duke e ditur kualitetin dhe cilësinë e lojtarëve që posedojmë në roster, besoj që do t’ju kundërvihemi kundërshtarëve. FIllimisht e kemi nisur kështu, pastaj në janar do të shohim nëse do të kemi nevojë edhe për përforcime tjera, andaj të presim dhe të shohim”.
Tutje Demi, flet për synimet e Dritës të cilat janë shumë të qarta sivjet.
”Synimet e klubit këtë vit, janë shumë të qarta. Të tregojmë lojëra cilësore dhe normalisht inkuadrimi në Superligë medoemos, duke parë riorganizimin e fuqishëm të skuadrës me sponzorin e ri, me ç’rast edhe do të garojmë me emrin e ri ”RC Cola Drita dhe përkrahja e ekipit nga një sponzor si RC Cola, na motivon që të luftojmë për tu ngritur lartë e më lartë”, thotë kapiteni i gjilanasve.
Dhe në fund basketbollisti i Dritës, tregon se cilët janë kundërshtarët më të rrezikshëm për skuadrën e tij në luftë për inkuadrim në Superligë, nga të cilët ai thotë se duhet pasur kujdes.
”Sa ju përket ekipeve tjera, nuk e di se cilat ekipe kanë bërë përforcime për inkuadrim në Superligë, por mendoj që AS Prishtina, Istogu dhe Prishtina e Re, këto mendoj që jane ekipet që do jenë në ”Play Off” dhe që normalisht s’do ta kemi të lehtë, por mendoj se me punë dhe angazhim, ashtu siç kemi bërë deri tani, do t’ia dalim dhe ta arrijmë synimin tonë e që është Superliga”, tha Qëndrim Demi që si kapiten i ekipit, do t’ju prijë gjilanasve në garën për Superligë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.