FBK-JA SHTYEN EDICIONIN E RI PËR KATEGORITË E REJA
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.10.2020 për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe situatës së paqëndrueshme me pandeminë, gjë që ka shtyrë edhe mbylljen e përkohshme të disa shkollave në vendin tone, ka marrë vendim për shtyerjen e fillimit e edicionit për garat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat deri në një afat të pacaktuar.
Në njoftimin e FBK-së, thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Komentet janë të mbyllura.