Basketboll

PONTE PRIZRENI NDERON ME MIRËNJOHJE ASISTIN DHE ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të organizuara e viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, Ponte Prizreni ka dhuruar mirënjohje, për emisionin basketbollistik – ASISTI dhe Platformën Art Motion.

Në shenjë falënderimi për zhvillimin dhe promovimin e basketbollit në tërësi, por edhe promovimin dhe prezantimin në mënyrën më të mirë të mundshme të klubit nga Prizreni, drejtuesit e skuadrës së Ponte Prizrenit kanë shpërndarë mirënjohje për emisionin ekskluziv-basketbollistik – ASISTI dhe Platformën televizive Art Motion, duke i falenderuar në mënyrë modeste për kontributin në zhvillimin e basketbollit dhe përkrahjen maksimale të klubit të tyre.

Ne emër të ASISTIT dhe Art Motion, mirënjohjet i pranoi, moderuesja e emisionit – ASIST dhe njëherazit komentatore e basketbollit në Art Motion, Ulpiana Emra e cila i falenderoi drejtuesit e skuadrës prizrenase për vlerësimin dhe respektin që po e bëjnë për dy media që po i japin shumë basketbollit.

‘KB PONTE PRIZRENI ka ndarë dy pllaketa falenderuese për platformën që po kontribon sportit ? ⚽️ në tërësi ART MOTION dhe emisionit ASIST, që është emisioni më i shikuar dhe që ka ekskluzivitetin 100% për basketboll e imituar nga Agon Fehmiu.

Ne si klub vlersojmë lart kontributin e Art Motion dhe Asistit në zhvillim dhe promovim të basketbollit dhe njëherësh jemi falenderues që të njejtit ishin ata që ishin mundësia që klubi jonë të promovohet dhe prezantohet në mënyrë më të mirë të mundshëm. Pllaketat për Art Motion dhe Asistin u pranuan nga gazetarja sportive, Ulpiana Emra të dhuruara nga strukturat kyçe të klubit”, thuhet në shkrimin e skuadrës prizrenase.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.