DRAMË NË KRYEQYTET: AS PRISHTINA MPOSHT NGUSHTË DRITËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros hapëse të stinorit të ri në Ligën e parë i ka takuar As Prishtinës.
Basketbollistët e drejtuar nga Valentin Spaqi, kanë triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat të ngushtë dhe minimal prej, 77-75. Duke e nisur me fitore të madhe edicionin e ri.
Basketbollistët më të dalluar në këtë fitore shumë të vlefshme të As Prishtinës sonte ishin: Rron Kurti me 19 pikë, Don Polloshka me 15 pikë, Alban Latifaj me 12 pikë e Albatrit Berisha me 11 sosh.
Tek Drita s’mjaftuan për fitore, veterani Driton Sylejmani me 20 pikë, Rinor Ahmeti me 16 pikë e Bardh Jakupi me 13 sosh.
Vlen të ceket se ndeshja ishte shumë e ngushtë gjatë tërë kohës dhe fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit të sfidës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.