VASHAT GJAKOVARE ME FITORE TË MADHE NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës në konkurencën e femrave, ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Prishtina në xhiron e dytë të Superligës.
Vashat gjakovare kanë triumfuar në udhëtim tek Prishtina me rezultatin final, 67-80.
Dy transferet e huaja, ishin basketbollistet më meritore në triumfin e skuadrës gjakovare sonte, përderisa kontribut dhanë edhe lojtaret vendore. Sarah Mgbike me double, double fantastik prej, 28 pikëve, 25 kërcimeve e 7 asisteve, Raven Baker me 28 pikë, si dhe Rina Hoda e Festa Bicurri me nga 9 pikë, ishin basketbollistet e dalluara tek gjakovaret.
Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Enxhi Xhanaj me 26 pikë e Fjolla Ajeti së bashku me Era Shatrin me nga 14 sosh.
Pas dy ndeshjeve, Vëllaznimi ka dy fitore nga po aq të luajtura në stinorin e ri dhe në xhiron e ardhshme e pret Penzën. Ndërsa, Prishtina ka një fitore dhe një humbje e në xhiron e ardhshmei shkon Bashkimit në derbin e xhiros.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.