PEJA TRIUMFON BINDSHËM NË DERBIN NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja derbi e xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar, ndërmjet Pejës e Rahovecit, ju ka takuar vendasve nga Peja.
Ekipi i prirë nga kroati, Edi Xhelalija ka triumfuar ndaj Rahovecit me rezultat të përgjithshëm, 84-64.
Peja e nisi ndeshjen më mirë se ”vreshtarët”, duke i fituar dy periodat e para të ndeshjes edhe pse me rezultat të ngushtë(24-23, 22-16), ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat fillimisht u treguan të kujdesshme dhe në çerekun e tretë realizuan nga 14 pikë, secila e perioda u mbyll me epërsinë e Pejës. Përderisa në çerekun e fundit, pejanët u futën në lojë me vendosshmëri të madhe dhe përpos fitimit të çerekut(24-11) e fituan krejtësisht edhe ndeshjen.
Dyshja më e mirë vendore, Drilon Hajrizi e Dardan Berisha, ishin më të merituarit për fitoren e Pejës sonte. Driloni realizoi, 28 pikë, 9 kërcime e 2 asiste, ndërsa ‘Dali’ pati 19 pikë, 8 kërcime e 6 asiste e pikë dyshifrore arriti edhe malazezi, Marko Peroviç që kontribuoi me 11 sosh.
Tek Rahoveci u dalluan, Marvin Jones me 27 pikë e Isaiah Traylor me 25 sosh, por që s’mjaftuan për fitore.
Pas xhiros së dytë, Peja bëhet lidere e Superligës, së paku deri nesër dhe në xhiron e ardhshme i shkon Ponte Prizrenit. Përderisa, Rahoveci tash ka një fitore e një disfatë dhe në xhiron e ardhshme, luan derbin ndaj Sigal Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.