TRIUMFI I PARË PËR KRYEQYTETASIT NË SUPERLIGË, TREPÇA MBETET PA FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Superligën e Kosovës.
Ekipi kryeqytetas ka arritur që në Prishtinë, ta mposhtë bindshëm ekipin e Trepçës me rezultat final, 94-76.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ishin vendasit nga Prishtina që përgjatë gjithë ndeshjes e kontrolluan ritmin e lojës, duke fituar tri periodat e para të ndeshjes(26-15, 27-16, 19-17) dhe duke krijuar avantazh tejet të lartë, përderisa Trepça e fitoi periodën e fundit të ndeshjes(22-28), por që deficiti i lartë nga pjesa e parë i kushtoi me humbje të thellë.
Pothuajse i gjithë ekipi i Prishtinës, arriti të shënonte pikë në takimin e sontëm përveç një lojtari, ndërsa më të dalluarit ishin, Arian Qallaku me 14 pikë, Altin Morina me 13 pikë, Meriton Ismaili me 12 pikë, Fisnik Rugova e Dion Haxhosaj me nga 11 pikë, si dhe Arian Memeti me 10 sosh.
Tek Trepça që pësoi humbjen e dytë në stinorin e ri, sonte s’mjaftuan për fitore, Valdrin Haxhiu, Ramadan Zekiqi e Mojeed Ewuosho me nga 14 pikë dhe Kalin Fisher, që pati 13 sosh.
Prishtina tash ka një fitore e një humbje dhe në xhiron e tretë i shkon Rahovecit. Përderisa, Trepça e pret në ”Minatori” skuadrën e Golden Eagle Yllit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.