NBA ENDE E PAVENDOSUR PËR DATËN FILLIMIT TË STINORIT TË RI
Prishtinë(AsistiOnline) Liga e NBA dhe NBPA (Shoqata e lojtarëve të NBA-së) nuk po mund të bien dakord asessu për fillimin e sezonit të ri, 2020/2021.
Drejtuesit e kampionatit do të dëshironin që stinori i ri të niste më 22 dhjetor, por basketbollistët e skuadrave po duan që gara të fillojë në mes të janarit, më saktësisht në ditën e njeriut që luftoi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë të zezë, Martin Luther King.
Gazetari i ESPN, Adrian Wojnarowski që njëherazit është edhe njeriu i parë në botën e informacionit për basketboll në NBA, thotë se ka gjithnjë e më pak kohë për nisjen e kampionatit të ri, për të filluar kur drejtuesit e ligës duan.
Është thënë se NBA një plan për të luajtur 72 ndeshje për secilën skuadër + fazën e play-off’it dhe për të përfunduar gjithçka, para Lojërave Olimpike, pasi drejtuesit e NBA nuk duan të konkurrojnë për nga shikueshmëria me ngjarjen më të madhe sportive në planet.
Por, lojtarët e skuadrave po mendojnë se është shumë herët për të filluar stinori i ri më 22 dhjetor, duke marrë parasysh faktin se pjesa garuese e sezonit të kaluar përfundoi në fillim të tetorit. Andaj kërkojnë më shumë pushim.
Thuhet se NBA do të humbasë midis 500 milion dhe 1 miliard dollarë, nëse sezoni i ri fillon në mes të janarit, andaj janë këmbëngulës se sezoni i ri duhet të fillojë sa më shpejtë.
Dita e fundit për vendimin përfundimtar se kur do të fillojë stinori i ri në NBA, është thënë se do jetë 6 nëntori.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.