Basketboll

SUPERLIGA E KOSOVËS NGA SIVJET ME PARASHTESË TË RE TË EMRIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Superliga e Kosovës në Basketboll nga sivjet do të ketë një parashtesë të re në emrin e saj.

Garat në elitën e basketbollit kosovar, nga tani e tutje do të quhen Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 16 tetor nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe përfaqësuesi nga Devolli Corporation, Barlet Imami.

Palët janë darkoduar që tani e tutje garat në elitë të quhen Prince Caffe Superliga, emërtim që do të përdoret në të gjitha garat që kanë të bëjnë me elitën e basketbollit.

Emërtimi Prince Caffe Superliga do të përdoret në komunikimet zyrtare, nga zyrtarët e basketbollit dhe të gjithë akerët në basketboll.

Në komunikatën e lëshuar sot nga FBK-ja, thuhet se luten mediat që tani e tutje të përdorin emërtimin ”Prince Caffe Superliga”.

 

 

Komentet janë të mbyllura.