Basketboll

RAHOVECI TRIUMFON THELLË NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline)– Njëra ndër përballjet kryesore të xhiros së tretë, ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, ju ka takuar më lehtë se që është pritur, ”vreshtarëve”.

Ekipi i drejtuar nga Bujar Loci, ka triumfuar në ‘Mizahir Isma’ ndaj Sigal Prishtinës me rezultat konsiderueshëm të thellë prej, 83-62.

Sa i përket historikut të ndeshjes së sontme, vendasit nga Rahoveci e kishin avantazhin përgjatë gjithë kohës, duke fituar tri periodat kryesore të takimit(18-10, 24-21, 28-15) e Prishtina e fitoi vetëm çerekun e tretë dhe atë ngushtë(13-16) gjë që nuk ishte e mjaftueshme për fitore dhe në fund, Rahoveci me meritë triumfoi në këtë ndeshje.

Më të merituarit për këtë fitore të Rahovecit sonte ishin tre amerikanët e ekipit: Isaiah Traylor me 30 pikë, 3 kërcime e 4 asiste, por u dalluan edhe Amadi Ikpeze me double-double monstruoz prej 16 pikëve e 24 kërcimeve dhe Marvin Jones me 16 pikë poashtu.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Altin Morina me double-double 15 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 14 pikë dhe Arian Qallaku me 10 sosh.

Rahoveci tash ka dy fitore e një humbje. Ndërsa, Prishtina të kundërtën me vetëm një fitore e dy humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.