Basketboll

E KENI NJOHUR? VIGDON MEMISHI LUAN ME ”NEUCHATEL” NË ELITËN ZVICERANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një tjetër basketbollist me prejardhje shqiptare e që luan në elitën zvicerane, është edhe Vigdon Memishi, për ju që nuk keni dëgjuar më parë për të.

Nga hulumtimet e veta për shqiptarët që luajnë nëpër botë, AsistiOnline.com ka hasur edhe në një basketbollist tejet premtues për të ardhmen. Bëhet fjalë për 21 vjeçarin, Vigdon Memishi.

Memishi i gjatë plotë 2.13cm, luan në pozitën e qendrës dhe në tre sezonet e fundit po paraqitet me njërën nga skuadrat më të fuqishme të Superligës së Zvicrës, ”Neuchatel”.

Qendra shqiptare këtë javë me skuadrën e tij, arritën fitore të merituar në udhëtim te Lugano me rezultatin, 71-83.

Në këtë ndeshje, Memishi u paraqit me skuadrën e tij, për vetëm 1 minutë dhe nuk arriti të lë gjurmë. Por që sigurisht se në ndeshjet e ardhshme, trajneri pritet ta përdorë,shumë më shumë basketbollistin në fjalë, për faktin se ka potencial tejet të madh.

Vlen të ceket se Memishi në të kaluarën, është paraqitur edhe për gjeneratat e reja të Kombëtares së Zvicrës. Por që në të ardhmen, mund të jetë opsion tejet i mirë, për tu provuar edhe në Përfaqësuesen e Kosovës nga selektori, Marmarinos e Drejtori i Përfaqësueses, Granit Rugova, mund të hulumtojë për më shumë detaje për të.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.