PEZULLOHET NDESHJA: PEJA – BASHKIMI, SHKAK COVID-19
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në Basketboll, ndërmjet Pejës e Bashkimit është shtyer me vendim të FBK-së, për një datë tjetër.
Nëpërmjet një emaili zyrtar, FBK-ja ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Pejës e Bashkimit e xhiros së VI në Prince Caffe Superligën e Kosovës, që është dashur të luhet nesër, do të zhvillohet në një termin tjetër, shkak i shtyerjes është infektimi i disa lojtarëve të KB Peja me COVID-19.
Lajmin për shtyerjen e ndeshjes, Peja-Bashkimi e ka zyrtarizuar edhe vetë skuadra e Bashkimit që ka njoftuar se për shkak të paraqitjes së virusit covid-19 në ekipin e Pejës, kjo ndeshje do të shtyhet për një termin tjetër.
Lojtarëve të infektuar me këtë virus, AsistiOnline.com ju uron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim edhe më të fuqishëm në basketboll me shpresën që ky virus të largohet sa më shpejtë nga mjediset tona.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.