Basketboll

VASHAT E VËLLAZNIMIT ME FITOREN E RADHËS, PËRKOHËSISHT LIDERE TE FEMRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Vëllanzimit e kanë arritur edhe fitoren e katërt me radhë në Superligën e femrave.

Ekipi i drejtuar nga Pal Syla, ka triumfuar në udhëtim te Trepça me rezultat të përgjithshëm dhe të thellë të ndeshjes, 43-73.

Lojtaret më të dalluara në fitoren e katërt sezonale të Vëllaznimit sot ishin, Raven Baker me 29 pikë, 14 kërcime e 4 asiste, Sarah Mgbeike me 27 pikë, 25 kërcime e 6 asiste, si dhe Rina Hoda me 7 pikë.

Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Sihana Ramoja me 16 pikë e Arta Mustafa me 13 pikë.

Me këtë fitore, Vëllaznimi bëhet përkohësisht lider i renditjes tabelare tek elita femërore me 8 pikë, ndërsa Trepça gjendet në pozitën e katërt me 5 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.