Basketboll

FITORE ME 74 PIKË DIFERENCË, VASHAT E BASHKIMIT NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Bashkimit e kanë arritur një fitore të thellë, sonte në kuadër të Superligës së Kosovës te femrat.

Në ”Sezai Surroi” vashat e Bashkimit të prira nga tekniku pejan, Fabian Gjuka e kanë demoluar Kastriotin e Ferizajit me rezultat të thellë, 116-42.

Plotë 7 lojtare arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte, Arbnore Përquku(22), Jaleesa Avery(15), Diedona Halitaj(13), Marigona Rushiti, Gresa Gashi, Lejaze Davidson e Saranda Daci me nga 12 sosh.

Tek Kastrioti me lojë të mirë u dallua, Amani Alexander me 17 pikë e Agnesa Rrahmani me 15 sosh.

Bashkimi sonte e arriti edhe fitoren e katërt me radhë, nga po aq ndeshje të luajtura dhe mbetet lider i Superligës së femrave, ndërsa Kastrioti mbetet i fundit me katër disfata nga katër ndeshje të luajtura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.