Basketboll

5 BASKETBOLLISTË TË PRISHTINËS NË GRUMBULLIMIN E GJERË TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ka njoftuar para pak çasteve, se 5 basketbollistë të saj janë ftuar në grumbullimin e gjerë të Përfaqësueses së Kosovës.

Ditën e nesërme do të grumbullohet, Përfaqesuasja e Kosovës në basketboll dhe skuadra e Sigal Prishtinës ka njoftuar se nga ekipi i saj, janë ftuar 5 basketbollistë  të cilët mund edhe të mos jenë në rosterin final, varësisht nga zgjedhjet e trajnerit në fund.

Bëhet fjalë për lojtarët: Edmond Azemi, Fisnik Rugova,  Altin Morina, Arian Qallaku dhe Meriton Ismaili të cilët do të jenë nën-urdhërat e selektorit, Christos Marmarinos.

 

Të kujtojmë se, Përfaqësuesja e Kosovës dy ndeshjet e radhës do ti luajë në muajin nëntor në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.