EFESI BEFASOHET NË SHTËPI NGA BAYERNI
Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi nga Bayerni i Mynihut, në kuadër të xhiros 9 në Euroligë.
Mysafirët nga Bavaria e Gjermanisë, kanë triumfuar ndaj vendasve nga Stambolli me rezultat të ngushtë por tejet të vlefshëm, 71-74.
Wade Baldwin me 15 pikë e Jalen Reynolds me 14 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të Bayernit në udhëtim.
Tek Efesi s’mjaftuan për fitore eventuale, Tibor Pleiss me 19 pikë e Shane Larkin me 13 sosh.
Me këtë triumf, Bayerni ngjitet në pozitën e dytë në Euroligë, ndërsa Efesi mbetet përkohësisht aty ku ishte(7), derisa rivalët e tjerë ti zhvillojnë ndeshjet e tyre.
Komentet janë të mbyllura.