AS PRISHTINA E FITON PËRBALLJEN E VËSHTIRË NDAJ VUSHTRRISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e As Prishtinës e ka arritur edhe fitoren e katërt rresht në stinorin e ri të Ligës së parë.
Edhe pse me shumë telashe, madje deri 3 minuta para fundit, ishin duke humbur, me gjithë këtë ekipi i Valentin Spaqit gjeti forcën dhe në fund, arriti fitore ndaj ekipit të Vushtrrisë në udhëtim me rezultat të përgjithshëm, 61-65.
Lojtarët më të dalluar në fitoren e As Prishtinës sonte ishin, Rron Kurti me 19 pikë e 10 kërcime, Don Polloshka me 13 pikë e Dardan Sejdiu me 12 pikë e 17 kërcime.
Tek Vushtrria s’mjaftuan për fitore, Engjëll Ramaj me 21 pikë dhe Veton Terstena me 12 pikë.
Pas katër xhirove të zhvilluara, As Prishtina është lidere e Ligës së parë dhe arirn në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Vushtrria mbetet në pozitën e katërt me 6 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.