Basketboll

ROSTERI I GJERË I KOSOVËS, PARA NISJES PËR NË BRATISLLAVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Kosovës dje(e mërkurë) janë grumbulluar për herë të parë dhe janë vendosur në karantinë para ndeshjeve në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Djemtë e Kosovës të mërkurën mbrëma kanë pasur stërvitjen e parë dhe kështu do të vazhdojnë deri të hënën, kur do të nisen për në Bratisllavë.

AsistiOnline.com ka mësuar emrat e basketbollistëve të cilët janë ftuar te Kosova, nga selektori Christos Marmarinos, për dy ndeshjet që Përfaqësuesja jonë i zhvillon gjatë këtij muaji, konkretisht më 26 dhe 28 nëntor.

Lista komplete:

1.Musab Mala (Bashkimi – Kosovë)
2.Leonard Mekaj (Ylli – Kosovë)
3.Valon Bunjaku (Ylli – Kosovë)
4.Altin Morina (Prishtina – Kosovë)
5.Arian Qallaku (Prishtina – Kosovë)
6.Dardan Berisha (Peja – Kosovë)
7.Drilon Hajrizi (Peja – Kosovë)
8.Erjon Kastrati (Primorska – Slloveni)
9.Samir Zekiqi (Ylli – Kosovë)
10.Mikaile Tmusiq (Podgorica – Mal i Zi)
11.Meriton Ismaili (Prishtina – Kosovë)
12.Edmond Azemi (Prishtina – Kosovë)
13.Alban Veseli (Rahoveci – Kosovë)
14.Gëzim Morina (Helios – Slloveni)
15.Fisnik Rugova (Prishtina – Kosovë)
16.Urim Zenelaj (Prizreni – Kosovë)

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.