Basketboll

MH PRISHTINA MPOSHT NIKLIN, RIKTHEHET NË KRYE TE LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ekipeve më stabile sivjet në Ligën e parë, Marigona Hill Prishtina e ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën e parë.

Ekipi i drejtuar nga Dritëro Sefaja, ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat tejet të konsiderueshëm, 88-98.

Edin Peci me 27 pikë e 8 kërcime, Drilon Shala me 14 pikë e 9 kërcime, si dhe Shpat Mustafa me 12 pikë, ishin lojtarët që u dalluan në këtë fitore të kryeqytetasve sot.

Tek Feronikeli me lojë të mirë u dalluan, Endrit Ibrahimi e Fisnik Hoti me nga 22 pikë, Engjull Sollova me 18 pikë e Valdet Shala me 17 sosh.

Pas xhiros së katërt, Marigona Hill Prishtina rikthehet në krye të renditjes tabelare me 4 fitore nga po  aq ndeshje të luajtura. Ndërsa, Feronikeli bie në pozitën e parafundit me 2 humbje e 1 fitore, por ka edhe 1 ndeshje të pazhvilluar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.