”DARDANËT” SOT UDHËTOJNË DREJT BRATISLLAVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës sot do të niset drejt shtetit të Sllovakisë, për në Bratisllavë, atje ku do ti zhvillojë dy ndeshje zyrtare.
Kosova do ti zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, ku më 26 nëntor do të përballet me Sllovakinë, kurse dy ditë më pas me Islandën. Dhe të dyja takimet do të zhvillohen në Bratisllavë.
Basketbollistët e Kosovës që nga e mërkura, kanë qëndruar së bashku në karantinë pa pasur kontakte me askënd, për shkak të situatës me pandeminë.
Në këtë fazë parakualifikuese, Kosova deri tani nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.