Basketboll

SONTE KOSOVA PËRBALLË SLLOVAKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës, sonte e luan sfidën e tretë në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës, 2023, përballë Sllovakisë.

Ndeshja do të zhvillohet në Bratislavë nga ora 19:00 dhe transmetohet në ArtMotion si dhe Klan Kosova. Takimi është i vlefshëm për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023.

Ndërkohë dje, të gjithë anëtarët që kanë udhëtuar në Sllovaki, e që janë testuar me PCR, kanë rezultuar negativë.
Basketbollistët e Kosovës, që nga dita e mërkurë kanë qenë të karantinuar në Prishtinë, ku njëkohësisht edhe janë stërvitur dhe disa stërvitje i kanë mbajtur edhe në Sllovaki.
Kosova pas Sllovakisë do të përballet me Islandën, sfidë që do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 16:00.
Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje.
Kosova deri tani në këto para-kualifikime nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.