Basketboll

SHQIPËRIA MPOSHTET THELLË NGA BJELLORUSIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Në garë për ti arritur kualifikimet e Botërorit 2023, humbje të thellë sonte ka pësuar edhe Shqipëria.

Ekipi kombëtar shqiptar, është mposhtur nga Bjellorusia me plotë 40 pikë diferencë, 90-50.

Përveç çerekut të parë, kur ekipi shqiptar ishte rival i barabartë deri diku, periudhat e tjera të ndeshjes ishin tërësisht në anën e bjellorusëve që në fund, me shumë meritë arritën fitore të thellë.

Lojtarët më të dalluar në fitoren e bjellorusëve sonte ishin, Artsiom Parakhouski me 17 pikë e 10 kërcime, Vladzislav Mikulski me 13 pikë e Maksim Salash 12 sosh.

Te kuqezinjtë, vetëm Daniel Lekndreaj me 15 pikë e Julian Hamati me 10 sosh, arritën pikë dyshifirore.

Tash Shqipëria është duke shpresuar në fitore ndaj Portugalisë e Qipros në ndeshjet tjera të grupit dhe të kërkojë kualifikimin nga pozita e dytë, pasiqë Bjellorusia veçse ka blinduar vendin e parë.

Bjellorusia tash ka bilanc tre fitore nga po aq takime e Shqipëria ka një fitore e dy disfata.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.