Basketboll

DITË PUSHIMI NË ‘FLLUSKËN’ E BRATISLLAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e tretë dhe e katërt e grupit B, për para-kualifikimet për Kupën e Botës 2023, po mbahen në Bratisllavë të Sllovakisë.

Ditën e djeshme, Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga nikoqirja, Sllovakia me rezultat, 91-67. Ndërsa, Islanda e mposhti Luksemburgun me shifrat, 90-76.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës, Islanda – Kosova në ora 16:00 dhe Luksemburgu – Sllovakia nga ora 19:00.

Shpresojmë dhe besojmë që Përfaqësuesja e Kosovës do të këndellet nga humbja me Sllovakinë dhe të tregojmë forcën ndaj Islandës të cilën edhe e kemi mposhtur në ndeshjen e parë.

Renditja Botërore

Islanda në vendin e 46-të, Sllovakia në vendin e 66-të, Kosova në vendin e 69-të dhe Luksemburgu në vendin e 77-të.

Të kujtojmë se edhe ndeshja e nesërme, Islanda – Kosova, transmetohet direkt në Art Motion, si dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.