Basketboll

SHAPTAHU: KOSOVA KISHTE MUNGESA TË SHUMTA, KY EKIP DO TË KTHEHET FUQISHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave e ndoshta edhe më i miri në basketbollin e Kosovës pa asnjë dyshim, Samir Shaptahu e ka komentuar humbjen e parë të Kosovës në para-kualifikimet për Botërorin 2023.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Shaptahu ka thënë se djelmoshat e Kosovës u angazhuan, por që ekipi ynë kishte mungesa kyçe dhe kjo e pamundësoi të bëjmë lojë ashtu si duam, por që në ndeshjet e radhës ekipi i Kosovës, ai beson se do të kthehen fuqishëm.

Mbrëme e përcjella lojën, Kosova – Sllovakia dhe i përgëzoj djemtë për angazhimin deri në fund. Kosova u paraqit me shumë mungesa dhe me thënë të drejtën unë e kam pritur një rezultat të tillë, duke pas parasysh që kanë munguar 4-5 lojtarë bazë të Kombëtares si: Dardani, Lisi, Gëzimi, Zekiqi dhe një lojtar i natyralizuar. Sllovakia me super-trajner lojtar që ka luajtur në NBA, e me një ekip që fizikisht ka qëndruar shumë mirë gjatë gjithë lojës është pritur që kemi me pas kaq shumë problem. Unë e përgëzoj përzgjedhësin, që përkundër mungesave ka arritur që deri diku të organizojë skuadrën dhe është duke e ndërtuar një skuadër të mirë për 3-4 vitet e ardhshme. E përgëzoj Federatën për punë të mirë, Benin e Elvirën dhe të tjerët dhe i uroj Musab Malës ftesën e parë nga Përfaqësuesja besoj që ai djal ka me tregu shumë në të ardhmen. Forzza Kosova jemi me ju dhe mos u dorëzoni, besoj që keni me pas suksese në lojët e ardhshme”, u shpreh Shaptahu për AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.