Basketboll

BILANCI I NDESHJEVE TË NDËRSJELLA MES KOSOVËS DHE SLLOVAKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Islanda përballen sonte në Bratisllavë, vetëm për herë të dytë në histori në duelet e ndërsjella mes vete.

 

Këto dy ekipe që tash, pak a shumë i kanë kuptuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre, për herë të parë në histori ishin takuar më 20 shkurt të 2020-tës në Pallatin e Sporteve në Prishtinë pikërisht në kuadër të para-kualifikimeve për Botërorin, 2023. Kosova e kishte mposhtur Islandën në këtë duel me rezultat të ngushtë, 84-80.

 

 

Tandemi Dum-Dum(Berisha-Hajrizi) ishin lojtarët më të spikatur të Kosovës në atë ndeshje. Më i disponuar kishte qenë, Dardan Berisha me 18 pikë, që të gjitha treshe apo 6 sosh i cili sonte mungon. Pjesa tjetër e tandemit Dum-Dum … Drilon Hajrizi ishte lojtari më i vlefshëm apo MVP i ndeshjes dhe për pak sa nuk kishte realizuar double-double. Driloni ndeshjen e kishte përmbyllur me 16 pikë e 8 kërcime dhe kishte shtuar 6 asistime fantastike

 

 

E tek Islanda që pësoi përballë Kosovës, atë botë gjiganti Hlinason ishte i pamjaftueshëm me double double-in e tij: 16 pikë, 12 kërcime, si dhe 3 bllokada. Nga ana tjetër , lojtari më efikas dhe më i rrezikshëm tek islandezët kishte qenë Kjorri Jonson me 21 pikë, prej tyre dy treshe, duke përfshirë treshen e rrezikshme vetëm 6 sekonda pa përfunduar ndeshja kur islandezët e kishin afruar rezultatin në vetëm 2 pikë …80-78 që doli të jetë edhe rezultati final.

 

 

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.