PRISHTINA MPOSHT PENZËN DHE FORCON VENDIN E TRETË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar përballjen e xhiros së katërt ndaj Penzës.
Vashat kryeqytetase kanë triumfuar ndaj Penzës me rezultat, 66-49 në ndeshjen e cila ishte e mbetur nga xhiro e katërt dhe kështu e kanë përforcuar pozitën e tretë në tabelë.
Enxhi Xhanaj me 18 pikë, Besjana Martinaj me 15 pikë e Diellza Dekaj me 10 sosh, ishin basketbollistet më të dalluara në triumfin e Prishtinës sonte.
Tek Penza me lojë të mirë spikatën, Valbona Bytyqi me 23 pikë e Tringa Ukaj me 10 sosh.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.