Basketboll

EDON MAXHUNI EDHE NJË HERË VENDIMTAR NË FITOREN E EKIPIT TË TIJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni po vazhdon të konfirmojë faktin, se është rritur tejet shumë si lojtar profesionist dhe se arritja në nivelet më të larta të basketbollit, për të janë vetëm çështje kohe.
Basketbollisti me prejardhje nga Mitrovica e Kosovës, në fitoren e ekipit të tij në Ligën Baltike(71-74), ishte më meritori që “Parnu” e fitoi këtë sfidë dramatike.
Në këtë sfidë, Edoni tregoi klasin e tij, duke shënuar 21 pikë(4/7 për tre pikë), asistoi 5 herë për bashkëlojtarët, kërceu 3 herë nën-tabelë dhe vodhi 1 topi nga kundërshtari.
Të kujtojmë se para dy ditësh, Edoni shkëlqeu edhe me Finlandën përballë Serbisë, duke qenë si lojtari më efikas tek finlandezët dhe duke i lënë gojëhapur opinionin serb me performancën e tij, aq më tepër për faktin se ata e dinin prejardhjen e Edonit.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.