Prishtinë(AsistiOnline) – Interesim i madh për paraqitjet e Edon Maxhunit dhe sidomos në ndeshjen kundër Serbisë, kanë nxitur të reagojë opinionin e basketbollit dhe mediat në Serbi dhe kjo e ka përshkuar këtë javë të basketbollistit me të ardhme të ndritur dhe prejardhje nga Kosova.
Gjatë ndeshjes sa Edoni po luante kundër Serbisë, babai i Edonit, Besimi ish-basketbollist i spikatur, për AsistiOnline.com tregon ekskluzivisht se si e kishin vërshuar mesazhet nga njerëzit e basketbollit në Serbi, madje komentatori i Televizionit kryesor serb, ka folur për Edonin, familjen Maxhuni në përgjithësi, por edhe për karrierën e Besimit si lojtar.
Performanca fantastike e Edonit ndaj Serbisë, s’ka pasur si t’ju ikë nga sytë e stafit drejtues të ekipit kombëtar serb, konkretisht direkt të selektorit me renome botërore, Igor Kokoshkov.
Selektori i Serbisë, Igor Kokoshkov pas ndeshjes i’u është afruar Edonit dhe citohet ti ketë thënë: ”Po shihet që nuk je finlandez dhe për këtë po bën performanca të tilla”, tregon babai i djaloshit kosovar që shëndrit në parket, pavarësisht kundërshtarëve.
Radio Televizioni i Serbisë me theks të veçantë e ka përmendur enkas në një transmetim të drejtpërdrejt, familjen Maxhuni e posaçërisht Besim Maxhunin, se si po punon në Finlandë si trajner, si e ka edukuar Edonin dhe nuk është çudi, se djali i tij po luan mirë, sepse babai i tij, ka qenë një pllejmejker i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë, ka luajtur për Prishtinën.
Ndërsa komplimente të medha, për lojën e Edonit, babait të tij, i ka dhënë edhe një ish-trajner i Besim Maxhunit, serb nga Bosnja me fjalët, ”Kulmi i kulmit eshte ky djali i ytë, çfarë udhëheqje, çfarë shuti, çfarë vetëbesimi, nuk kam fjalë”, tregon Besimi.
Edoni në ndeshjen kundër Serbisë, nuk ka kaluar pa u parë edhe nga sytë e menagjerit të shumë lojtarëve të mëdhenjë nëpër Evropë, Mishko Raznatovic, i cili thekson se, ‘‘Kulm i basketbollit në të ardhmen do të jetë ky djalosh, moti nuk e kam parë, por në ndeshjen kundër Serbisë e pash dhe për një vit, çfarë ka përparuar ky djalosh, është e pabesueshme”, transmetohet të ketë thënë, Raznatovic.
Ndërsa edhe vetë Besimi, është habitur me mesazhet e shumta pozitive, që ka marrë nga opinioni i basketbollit në Serbi, të cilat e përmendin Edonin, vazhdimisht si djali i një ish-lojtari të spikatur nga Kosova në ish-Jugosllavi.
Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për analiza të trafikut. Ju mund të pranoni cookies ose të rregulloni preferencat tuaja. AsistiOnline.com - Nuk mbledh/përpunon të dhëna personale si: emër, mbiemër, email, telefon apo ID. Më shumë informacion gjeni në Politikat tona duke klikuar në: Privacy Policy dhe Cookies Policy ne kete popup apo ne fund te webfaqës tek footer-i ynë.
Funksionale
Always active
Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin bazë të website-it. Ato mundësojnë navigimin në faqe dhe funksionimin e elementeve kryesore të saj. Këto cookies nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ne përdorim Google Analytics për këtë qëllim. Informacioni që mund të mblidhet përfshin: IP adresën (e anonimizuar) faqet e vizituara kohëzgjatjen e vizitës pajisjen dhe browser-in e përdorur Këto cookies aktivizohen vetëm pasi përdoruesi të japë pëlqimin.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Të dhënat personale që nuk i mbledhim
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.