SONTE SUPER-DERBI NË ELITËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet ndeshja e fundit e xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar femëror.
Bëhet fjalë për super-derbin ndërmjet, Kosovahome Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra që në vitet e fundit kanë luftuar për trofe në basketbollin e femrave.
Bashkimi është skuadra e vetme në Superligën e Femrave, që nuk di për humbje në këtë edicion, duke numëruar shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse skuadra prishtinase ka katër fitore dhe tri humbje. Në duelin e parë të zhvilluar në këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, fitore shënoi Bashkimi me shifrat 81:66. Gjithashtu vashat prizrenase fituan edhe Superkupën, duke mundur në finale vashat prishtinase.
Komentet janë të mbyllura.