Basketboll

EKSKLUZIVE: EDHE PRISHTINA ME PËRFORCIM NGA KOMBËTARJA SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – ‘Valles’ së skuadrave kosovare me përforcime nga kampionati i Shqipërisë, ju është bashkangjitur së fundmi edhe Sigal Prishtina.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se ekipi bardhekaltër ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin shqiptar, Daniel Lekndreaj, të cilin pritet ta shfrytëzojë si lojtar vendor, pasi FBK-ja ka vendosur që një lojtar nga Shqipëria, sivjet ta llogarisë si vendor.

Lekndreaj vije te Prishtina nga skuadra shqiptare, Goga Basket me të cilët luajti në stinorin 2019/20 dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar të ekipit. Ndërsa për stinorin 2020/21, kishte nënshkruajtur me Vllazninë e Shkodrës, por që ky sezon në Shqipëri nuk ka nisur fare, si pasojë e moslejimit të aktiviteteve sportive nga qeveria shqiptare, për shkak të mbrojtjes nga pandemia COVID-19.

23 vjeçari nga Shkodra, së fundmi luajti edhe me Kombëtaren Shqiptare në para-kualifikimet për Eurobasket, 2023 dhe kishte mesatare prej, 8.8 pikëve, 5.0 kërcimeve dhe 2.8 asisteve për ndeshje.

Lekndreaj është basketbollisti i tretë me radhë nga Shqipëria, që zbarkon në Superligën e Kosovës në ditët e fundit, pas Robert Shestanit(Vëllaznimi) dhe Juljan Hamatit(Bashkimi). E nga një përforcim nga kampionati shqiptarë e kanë paralajmëruar edhe skuadrat e tjera kosovare.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.