LATIFAJ SHKËLQEN, AS PRISHTINA KAMPIONE VJESHTORE NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra nga kryeqyteti, As Prishtina është kampione vjeshtore e Ligës së parë, pas fitores së sotme ndaj Marigona Hill Prishtinës.
Ekipi prishtinas që drejtohet nga tekniku, Valentin Spaqi, ka arritur që ta fitojë edhe ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat, 77-83 dhe është shpallur kampione vjeshtore në Ligën e parë te meshkujt.
Ylli i skuadrës Alban Latifaj edhe sot ishte më i disponuari për lojë tek Asi me 26 pikë, 7 kërcime, 3 topa të vjedhur e 2 asiste, i ndihmuar edhe nga Don Polloshka me 20 pikë e Kreshnik Muqolli me 13 pikë.
Tek Marigona Hill Prishtina pikë dyshifrore sot arriti vetëm, Visar Ejupi me 29 sosh.
Me 9 fitore nga 9 ndeshje të luajtura, As Prishtina është shpallur sot kampione vjeshtore e Ligës së Parë, ndërsa MH Prishtina e mbyll këtë gjysmëstinor me 6 fitore dhe 3 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.