Basketboll

KAMPION VJESHTOR ME AS PRISHTINËN, LATIFAJ NË RADARIN E SHUMË SKUADRAVE KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e As Prishtinës është shpallur kampione vjeshtore në Ligën e parë të Kosovës, me seri perfekte, 9 ndeshje, 9 fitore e njëri ndër basketbollistët më meritorë e ndoshta edhe më meritori, për këto rezultate të ekipit që drejtohet nga Valentin Spaqi, është plejmejkeri prishtinas, Alban Latifaj.

Latifaj që me As Prishtinën aktualisht po luan me mesatare prej, 17.5 pikëve, 6.8 kërcimeve e 5.3 asisteve për ndeshje dhe performancat fantastike të tij, ju kanë rënë në sy shumë skuadrave kosovare të cilat kanë shprehur interesim serioz për ta pasur atë në radhët e tyre.

Në fakt basketbollisti nga Prishtina, sivjet është rikthyer nga një lëndim i mundimshëm i cili ia kishte ndërprerë paraqitjet e mira në elitën kosovare për një kohë relativisht të gjatë dhe në vitin e parë të rikthimit të plotë nga pushimi i padëshiruar, ai po i tregon vlerat që ka, sepse klube nga elita e basketbollit kosovar, por edhe ato nga Liga e parë, tashmë kanë shprehur interesim shumë serioz për ta pasur në radhët e veta, basketbollistin kryeqytetas i cili në vjeshtë shkëlqeu me As Prishtinën.

Jemi shpallur kampionë vjeshtorë me As Prishtinën dhe është sukses meritor i gjithë ekipit. Sa i përket meje, duhet të them se menjëherë pas përfundimit të një super-gjysmëstinori shumë të suksesshëm, jam kontaktuar nga disa skuadra vendore nga Superliga jonë dhe Liga e parë, të cilat kanë shprehur interes për shërbimet e mija. Momentalisht jam duke pushuar, por në ditët në vijim me kujdes do të vendosi se ku do ta vazhdoj karrierën. As Prishtina mbetet ndër opsionet kryesore për mua, kemi krijuar një ekip stabil në të gjitha aspektet dhe jam i interesuar që projektin e nisur me ta, inkuadrimin në Superligë ta qojmë deri në fund”, tha Latifaj në një prononcim për AsistiOnline.com

Të kujtojmë se Latifaj më parë ka luajtur në Superligën e Kosovës me skuadrën më të trofeshme në vend, Sigal Prishtina, por edhe ekipet si, Kolegji Eurosport, Futura dhe Kerasan Prishtina, ndërsa në vitin 2016 ishte basketbollisti kyç i Rahovecit, në inkuadrimin e tyre historik në Superligë.

 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.