RAHOVECI ME FITOREN E RADHËS, LIDER I PËRKOHSHËM I SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Me një përmbysje pas pjesës së parë të sfidës ndaj Vëllanzimit, Rahoveci e ka arritur edhe fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës.
Ekipi ‘vreshtar’ ka arritur të fitojë në udhëtim tek Vëllaznimi me rezultat mjaftë të ngushtë, 57-68.
Vendasit nga Gjakova e nisën shumë më mirë se Rahoveci këtë ndeshje, duke fituar periodën e parë të ndeshjes, 23-17, ndërsa në atë të dytë triumfoi ngushtë Rahoveci, 11-13 e pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat, 34-30 në të mirë të vendasve.
Në pjesën e dytë, Rahoveci hyri furishëm, duke e fituar çerekun e tretë të ndeshjes bindshëm, 10-24 dhe në çerekun e fundit, mysafirët nga Rahoveci vetëm se e ruajtën avantazhin nga çereku i tretë, duke e fituar ngushtë edhe atë të katërt(13-14) dhe me meritë iu gëzuan fitores së katërt rresht.
Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sonte, Marvin Jones me 21 pikë, Isaiah Traylor me 19 pikë e Amadi Ikpeze me double-double fantastik(13pk, 18krc).
Tek Vëllaznimi s’mjaftuan për fitoren e tretë rresht, Cedric Council me double-double(20pk, 17krc), si dhe Chris Hortman e Devante Jackson me nga 14 pikë secili.
Pas xhiros së nëntë, Rahoveci bëhet lider i përkohshëm i Superligës me 14 pikë, 6 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi arrin në kuotën e 11 pikëve në pozitën e pestë me 3 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e nëntë, Vëllaznimi i shkon Ponte Prizrenit e Rahoveci e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.