TREPÇA TRANSFERON LOJTARIN MË TË MIRË TË SKUADRËS MAQEDONASE
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës nuk po bëhet assesi rehat me transferimet e huaja këtë stinor.
Mitrovicasit së fundmi kanë vendosur ta largojnë nga skuadrat, fundorin amerikan, Kalin Fisher i cili nuk i ka bindur drejtuesit e ekipit me paraqitje, ndërsa menjëherë pas largimit të Fisher, kanë transferuar një plejmejker tjetër.
Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Tramaine Isabell i gjatë 185 centimetra i cili veçse ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare me klubin e Trepçës sonte dhe qysh në debutim ka qenë lojtari më i dalluar i ekipit me 19 pikë, 6 asiste, 2 kërcime e 2 topa të vjedhur, por as kjo nuk e ka shmangur disfatën e gjashtë sezonale të Trepçës.
Isabell tek Trepça vije nga skuadra më e madhe maqedonase, MZT Skopje ku ishte larg lojtari më i mirë i ekipit me 18.0 pikë, 6.8 asiste dhe 6.3 kërcime e vlen të ceket se skuadra në fjalë është lidere e renditjes tabelare në elitën maqedonase aktualisht.
Tek Trepça ndryshimet në lojtarë nuk pritet të ndalen me kaq, pasiqë paraqitjet e mitrovicasve edhe sivjet janë nën-nivelin e dëshiruar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.