Basketboll

AGRON BERISHA DREJTOR SPORTIV TE YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-lojtari e trajneri dhe ikona e Golden Eagle Yllit, Agron Berisha ka marrë një post tejet të rëndësishëm tek klubi i Yllit.

Berisha është emëruar drejtor sportiv i skuadrës therandase me të cilët synon një stinor të suksesshëm dhe ku do të kërkohen të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollit kosovar.

Ofertën e klubit të zemrës e kam pranuar me qëllimin e vetëm, rikthimin e Yllit aty ku e ka vendin dhe luftën për trofe. Kemi arritur marrëveshje me një trajner shumë cilësor dhe do ta kthejmë Yllin në rrugë të drejtë”, tha shkurtimisht Berisha për AsistiOnline.com, pas marrjes së detyrës së re.

Ditë më parë skuadra e Yllit, shkarkoi nga pozita e trajnerit, Dragan Radoviçin dhe sonte emëroi timonierin e ri të ekipit, turkun, Fatih Gezer me të cilin do të synojë këndelljen, pas tri disfatave rresht.

Të dyja këto afrime në shtabin teknik te Ylli, pritet që të sjellin freski edhe në rosterin e skuadrës, sidomos nga stinori pranveror i cili pritet të jetë i ‘nxehtë’ për therandasit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.