TREPÇA NDËRRON EDHE NJË TË HUAJ, PARALAJMËROHEN NDRYSHIME TË TJERA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës vazhdon të mos bëhet ‘rehat’ me lojtarë të huaj në këtë edicion të garave në elitën e basketbollit kosovar.
Klubi mitrovicas që po kalon nëpër formë të dobët edhe sivjet, përkundër ndryshimeve në kryesinë e klubit, vazhdon të ndërrojë lojtarët e huaj të cilët nuk po impresionojnë me lojërat e tyre.
Së fundmi ‘xehtarët’ kanë njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me fundorin amerikan, Tramaine Isabell dhe kanë sjellur në skuadër, fundorin tjetër, Dillon Smith.
Smith në stinorin 2019/20 është paraqitur për, ”Tusculum College” të cilët bëjnë gara në NCAA2 Conference.
24 vjeçari nga Lexingtoni i SHBA-ve me ekipin e tij, në stinorin e fundit kishte mesatare prej, 11.3 pikëve, 2.3 kërcimeve, 1.4 asisteve dhe 1.3 topave të vjedhur në 28.3 minuta për 30 ndeshje të luajtura.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.