Basketboll

PAS XHIROS SË 10-TË, RAHOVECI LIDERI I RI I SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e 10-të e ndeshjeve të Superligës së Kosovës te meshkujt me rezultate tejet interesante.

Takime të cilat janë zhvilluar të mërkurën dhe të enjtën e që ishin shumë interesante për publikun dhe fitore arritën kryesisht skuadrat favorite.

Në ndeshjen hapëse të xhiros, nën-udhëheqjen për herë të parë trajnerit të ri, turkut Fatih Gezer, Ylli triumfoi thellë ndaj Trepçës. Përderisa në ndeshjen e dytë të po kësaj dite, Rahoveci fitoi në udhëtim te Prishtina, për tu bërë lider i ri i renditjes tabelare.

Të enjtën, Bashkimi arriti të mposhtë me vështirësi të mëdha, Vëllaznimin në Gjakovë. Ndërsa në ndeshjen e fundit, që ishte edhe derbi i xhiros, Ponte Prizreni iu gëzua fitores ndaj Pejës në ”Karagaçi”.

——————————————————————————————————————————————————————

Rezultatet komplete:

Sigal Prishtina : Rahoveci 81 : 88
Vëllaznimi : Bashkimi 86 : 97
Peja : Ponte Prizreni 79:93
Golden Eagle Ylli : Trepça 91 : 54

——————————————————————————————————————————————————————

Tabela pas xhiros së shtatë:

1.Rahoveci              18 pikë

2.Peja                      17 pikë

3.Prizreni                17 pikë

4.Ylli                        15 pikë

5.Bashkimi             15 pikë

6.Vëllaznimi           13 pikë

7.Prishtina              13 pikë

8.Trepça                  12 pikë

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.