MBYLLET XHIRO E 11-TË, DY EKIPE NË KRYE TË RENDITJES[TABELA]
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e 11-të e ndeshjeve të Superligës së Kosovës te meshkujt me rezultate tejet interesante.
Takime të cilat janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën e që ishin shumë interesante për publikun dhe fitore arritën kryesisht skuadrat favorite.
Në ndeshjen e parë të xhiros, Vëllaznimi arriti fitore tejet të madhe në udhëtim te Trepça, përderisa në po të njëjtën ditë, Golden Eagle Ylli mposhti Sigal Prishtinën me përmbysje të rezultatit, në një ndeshje tepër interesante e zhvilluar në Therandë.
Të dielën, Bashkimi mposhti Pejën me rikthim të madh, pasiqë pjesa e parë, ju takoi pejanëve bindshëm, por vendasit e prirë nga Illmen Bajra në pjesën e dytë, përmbysën rezultatin dhe fituan ndeshjen. E në sfidën e fundit të xhiros, që ishte edhe derbi i javës, Ponte Prizreni mposhti ngushtë Rahovecin, duke barazuar pikët e renditjes dhe tash të dyja skuadrat në fjalë, janë në krye të renditjes tabelare me nga 19 pikë.
——————————————————————————————————————————————————————
Rezultatet komplete:
Java 11 | |
---|---|
Golden Eagle Ylli : Sigal Prishtina | 78 : 73 |
Trepça : Vëllaznimi | 86 : 91 |
Bashkimi : Peja | 92 : 83 |
Ponte Prizreni : Rahoveci | 88 : 82 |
——————————————————————————————————————————————————————
Tabela pas xhiros së 11-të.
1.Rahoveci 19 pikë
2.Ponte Prizreni 19 pikë
3.Peja 18 pikë
4.Ylli 17 pikë
5.Bashkimi 17 pikë
6.Vëllaznimi 15 pikë
7.Prishtina 14 pikë
8.Trepça 13 pikë
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.