Basketboll

PEJA RIKTHEHET TE FITORET, VAZHDON KRIZA TE TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës më në fund, është rikthyer te fitoret në Prince Caffe Superligën e Kosovës, duke mposhtur Trepçën.

Pejanët kanë arritur të mposhtin rivalin e vjetër, Trepçën me rezultat të ngushtë, 74-64.

Ndeshja nisi më mirë për Pejën, pasi fitoi periodën e parë, 23-11, ndërsa në të dytin diçka më e mirë ishte skuadra e Trepçës që e fitoi këtë periudhë ngushtë, 12-15 dhe pejanët shkuan në pushim me avantazh të ngushtë, 35-27.

Në pjesën e dytë, Trepça e fitoi edhe periodën e tretë me 5 pikë diferencë(15-20), duke hyrë në periodën e fundit me vetëm -3, 50-47. Por kur u mendua se mysafirët do ta përmbysin rezultatin, pejanët rikthyen lojën e mirë dhe fituan çerekun vendimtarë(24-17) i cili ju shërbeu edhe për ta fituar krejtësisht ndeshjen.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sot, Marko Peroviç me double-double(26pk, 10krc), Dion Dixon me triple double(10pk, 12ast, 10 krc, 6tvj), Amel Kuljuhoviç(14) dhe Albin Berisha(11).

Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Tramaine Isabell me 19 pikë, Devin Haygood me 15 pikë e as Besnik Azemi me 13 sosh.

Pas xhiros së 12-të, Peja renditet në pozitën e 3-të me 20 pikë, 8 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Trepça mbetet e fundit me 14 pikë, 10 fitore e 2 humbje.

Pas kësaj xhiroje, skuadrat shkojnë në pushim deri më 6 janar.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.