FINAL8 Kupa e Kosovës: Prishtina mposht Penzën, kampion i kupës per femra
Prishtina (81:55) Penza
Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në Basketboll për Femra pasi në finale mposhti Penzën me rezultat bindës 81:51, në një duel të dominuar nga fillimi e deri në fund.
Është ky trofeu i 12-të i Kupës së Kosovës për ekipin kryeqytatas.
Lidere e skuadrës në këtë finale ishte kapitenja Irma Konjusha me 21 pikë e 6 asistimendërsa edhe tri basketbolliste tjera realizuan pikë dyshifrore.
Ermelinda Shatri shtoi 16 pikë, pati 5 kërcime, 4 topa të vjedhur dhe 3 asistime dhe amerikanja Breannan Farrar që realizoi 12 pikë .
Megjithatë, pas kapitenes, në kte finale më e dobishmja ishte Saranda Daci e cila shënoi double double prej 10 pikëve e 11 kërcimeve, ndërsa vodhi 2 topa dhe shpërndau 2 blokada.
Nga ana tjetër, tek Penza vetëm dy basketbolliste shënuan pikë dyshifrore.
Tringa Ukaj ndeshjen e përmbylli me 17 pikë e 9 kërcime, kurse Diedona Halitaj shtoi 13-të të tjera.
Vendimtar në këtë triumf të kryeqytetaseve ishte çereku i parë i ndeshjes, të cilën prishtinaset e e përmbyllen me 22 pikë epërsi, 27 me 5.
Pas kësaj serie negative në çerekun e parë, basketbollistet e Penzës u munduan të kthehen në lojë por mospërvoja e lojtareve të reja dhe kualiteti ishte në anën e kaltër e bardheve dhe në fund trofeu i sivjem i Kupës së Kosovës i takoi vashave të Prishtinës
MVP i kësaj finalje ishte kapitenia e Prishtinës Irma Konjusha… ndërsa medaljet në fund u shpërndanë nga anëtaret e bordit të FBK-së, Learta Berisha, Kimete Haliti dhe Linda Shala, kurse trofeu i kupës kapitenës së Prishtinës i’u dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Komentet janë të mbyllura.