Basketboll

VËLLAZNIMI-PRISHTINA, HAPIN XHIRON E 13-TË NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pauze 1 javore për shkak të festave të fundvitit, nga sot rikthehen ethet e Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.

Xhiro e 13-të e Superligës hapet me dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, por që nuk janë në pozita të dëshiruara. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe tetë humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore dhe nëntë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 13

E mërkurë

15:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.