Basketboll

SI DEBUTUAN TRANSFERET E HUAJA TË TREPÇËS?

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen e sotme përballë Rahovecit, debutuan 3 transferet e huaja të Trepçës, Erving Walker, Staphon Blair e Dillon Smith.

Erving Walker në ndeshjen e parë me Trepçën, shkëlqeu me performancë fantastike prej, 25 pikëve, 6 asisteve, 3 bllokada, 2 kërcime e 1 vjedhje topi, duke qenë basketbollisti më i dalluar i Trepçës, përkundër që ‘xehtarët’ s’arritën të fitojnë.

Në anën tjetër, qendra Staphon Blair luajti me double-double(11 pikë, 18 kërcime, 3 bllokada e 1 asist).

Ndërsa, fundori Dillon Smith luajti me 11 pikë, 4 asiste, 3 kërcime e 1 vjedhje topi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.