E PAPRITUR: BAS JEP DORËHEQJE NGA PEJA
Prishtinë(AsistiOnline)– Një lajm i papritur ka ardhur para pak çastesh nga skuadra e Pejës.
Ekipi verdhezi ka njoftuar në faqen zyrtare, se trajneri i deritanishëm i klubit, Shemsetin Bas, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës.
”Mbreme trajneri Bas me keqardhje ka informuar klubin per vendimin e tij, per te mos vazhduar punen e nisur vetem dy jave me heret. Arsyjet jane familjare dhe private te trajnerit.Klubi eshte duke shiquar qe te zevendesoj trajnerin Bas ne ditet ne vazhdim e deri atehere, Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.
Të kujtojmë se Bas ka udhëhequr me skuadrën e Pejës në dy ndeshje zyrtare dhe ka pasur bilanc me një fitore e një humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.