Basketboll

PËRÇUKU E HALITAJ, TRANSFEROHEN TE PENZA

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy basketbollistet e larguara në fund të stinorit vjeshtor nga Bashkimi, Arbnore Përçuku e Diedona Halitaj, janë bërë me skuadër të re.

Skuadra e Penzës gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar se ka shtuar në radhët e veta, basketbollistet me përvojë, Arbnore Përçuku e Diedona Halitaj të cilat pritet ta ndihmojnë ekipin nga Peja në arritjen e objektivave për këtë stinor.

Të dyja basketbollistet në fjalë, edicionin e fundit ishin pjesë e Bashkimit të Prizrenit, ku arritën që të fitojnë edhe Superkupën e Kosovës.

Penza ditë më parë ka shtuar në skuadër edhe basketbollisten amerikane, Gabrielle Cooper, si dhe basketbollisten nga Shqipëria, Enisa Qosja.

Me afrimet e fundit në skuadër, Penza pritet të jetë ndër ekipet favorite për trofe në basketbollin kosovar femëror.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.