ISTOGU REGJISTRON 4 PËRFORCIME PËR PRANVERË
Prishtinë(AsistiOnline) – Pa përforcime për pranverë s’ka kaluar sivjet, as Istogu që po synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës, për herë të parë në histori të klubit.
Isotgasit kanë shtuar në ekip 4 basketbollistë të huaj, Mirza Skreljën nga elita belge, Albin Rexhepin nga Feronikeli, Fisnik Junikun nga Rahoveci, si dhe lojtarin e huaj, Terrick Phillips.
Të kujtojmë se Istogu stinorin vjeshtor në Ligën e parë e mbylli në pozitën e tretë dhe me gjasa reale për inkuadrim në elitë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.