Basketboll

RAHOVECI FITON PËRBALLJEN DRAMATIKE NDAJ VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka nisur me fitore shumë të vlefshme, stinorin vjeshtor në Prince Caffe – Superligën e Kosovës në Basketboll.

‘Vreshtarët’  kanë triumfuar në mënyrë dramatike, ndaj Vëllaznimit me rezultat të ngushtë, 73-67.

Ishin pikërisht vendasit nga Rahoveci, ata që e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë ngushtë, 19-16, përderisa në periodën e dytë, Vëllaznimi u rikthye në lojë dhe fitoi këtë pjesë-lojë, 21-25 dhe pjesa e parë e sfidës u mbyll, 40-41 për mysafirët nga Gjakova.

Në pjesën e dytë, Rahoveci e nisi përsëri më mirë dhe kjo bëri që ‘vreshtarët’ ta rikthejnë avantazhin e tyre dhe të fitonin çerekun e tretë, 21-14. Perioda e fundit e ndeshjes ishte spektakolare me skuadrat që luajtën shumë kujdesshëm, kjo periodë u mbyll baraz, 12-12, por që triumfoi i takoi Rahovecit, falë epërsisë që e krijuan këta të fundit në periodat një dhe dy.

Vetëm dy basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sot, të zakonshmit, Marvin Jones me 24 pikë dhe Isaiah Traylor me 22 sosh, përderisa 8 pikë i pati Alban Veseli e nga 7 sosh i realizuan, Sami Hajzeri e Bardhi Rexha.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Chris Hortman me 17 pikë, Cedric Council me 16 pikë, Andi Shehu me 11 pikë dhe Robert Shestani me 10 sosh.

Pas xhiros së 15-të, Rahoveci pozicionohet në pozitën e parë me 27 pikë, 12 fitore e 3 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi gjendet i 6-ti me 19 pikë, 4 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e radhës, Rahoveci takohet me Pejën e Vëllaznimi e pret Ponte Prizrenin.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.